Kryefjala Logo

Bora i kërkoi lekë që të luaj në filmin e tij, flet Ermal Mamaqi, ja e vërteta

30 Mars, 2022 | 1:47 pm

Pak kohë më parë Ermal Mamaqi tha se i kishte kërkuar Borës të merrte pjesë në një nga filmat e tij por ajo i kishte dhënë një shifër shumë të lartë! Kaq mjaftoi që rrjeti të fliste.

Por mesa duket kjo nuk ka qenë e vërtetë! I ftuar në “Natën me Aulonën”, Ermali është pyetur se sa para i ka kërkuar Bora Zemani.

“I detyrohem Borës dhe të gjithë njerëzve një sqarim, ajo ka qenë një shaka shoqërore. E vërtetë që i kam prezantuar një rol si aktore në një film tjetër jo në serial. Ka qenë e gjitha një lojë për të krijuar një intrigë të vogël. Asgjë nga ato nuk është e vërtetë, nuk ka kërkuar shumë lekë.”- ka thënë Ermali.

Të ngjashme