Showbiz
Bora apo Beatriks? Ish banori i Big Brother flet për Donaldin: Është konfuz!
23 Mars, 2022 | 2:02 pm

Dilema më e madhe e njerëzve në këto momente është nëse kënga e Donaldit i dedikohet Borës apo Beatriksit. Por mesa duket përgjigjen e ksaj as vetë Donaldi nuk e di.
Ish banori i Big Brother Kledi Hysa ka qenē i ftuar tek “Shqipëria live” ku veç jetës së tij është pyetur edhe për banorët e tjerë. Për Donaldin ai ka thënë se nuk është qetësuar akoma pas daljes nga shtëpia.
“Unë dua që ai djalë të jetë i lumtur, qoftë me Trixën, qoftë me Borën vetëm ai të jetë i lumtur. Përsa i përket këngës, nuk dua të jap koment do ta tregojë koha. Besoj se dhe ai është akoma konfuz”.- ka thënë Kledi.
Rikujtojmë se Kledi dhe Donaldi ishin shumë miq brenda shtëpisë ndonse Trixa tronditi pak themelet e tyre. Në anën tjetër të gjithë po i dedikojnë këngë njëri tjetrit e s’dihet cili e ka për kë.
Ndonse nuk mund të harrojmë që Big Brother u dha një kthesë mjaft të madhe në karrierë të gjithë personazheve. Edhe pse disa dolën të kënaqur e disa të tjerë jo, kjo ishte diçka e pritshme!