Kryefjala Logo

“Bojken Lakon e more nga shoqja jote Bora”Semi shpërthen ndaj Iva Tiços: Kërko falje!

28 Nëntor, 2021 | 4:37 pm

Deklarata e gazetares Iva Tiço, opinionistes së “Big Brother VIP Fan Club”, lidhur me raportin Bora-Donald-Semi, bëri  jo pak  zhurmë në rrjet para pak kohësh.

Gazetarja tha se në dijenë e saj, në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës.

Sot, pas daljes nga shtëpia, Semi u përball me Ivën.

Ajo i bëri të ditur se e ka parë deklaratën e gazetares dhe është ndjerë shumë e shqetësuar.

Semi u shpreh:

“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur. Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta. Do doja të më kërkoje mua falje”, tha Semi duke shtuar se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj, që ishin tmerruar prej ksaj deklarate.

Iva u përgjigj se dy javët e para flitej shumë për Semin, Donaldin dhe Borën , por Semi këmbënguli se Iva nuk e kishte diskutuar, por i kishte vënë ‘vulën’, duke thënë se  meqënëse Semi ia kishte marrë të dashurin Borës, mund ta bënte përsëri.

Të ngjashme