Showbiz
Blero i shpall konkurrencë Afronës…
9 Gusht, 2022 | 7:29 pm

Blero duket se po i futet botës së biznesit. Këngëtari është duke menduar për të bërë një investim jashtë vendit por që këtë herë nuk lidhet me muzikën. Sipas Telegrafit Blero ka marrë të drejtën e përfaqësimit të një brendi ndërkombëtar në Zvicër.
Në Zvicër jeton edhe ish bashkëshortja e tij, Afrona Dika e cila ka gjithashtu një biznes në vendin ku ka jetuar dhe jeton prej vitesh. Mesa duket Blero do të jetë tashmë i pranishëm më shumë në vendin ku ka zgjedhur të punojë ish-bashkëshortja e tij duke i shpallur hapur konkurrencë në fushën e biznesit.
Por thuhet se edhe pse këngëtari do të angazhohet me biznesin e tij te ri, ai nuk mendon që të largohet nga muzika, mbetet profesioni i tij primar dhe që e afirmoi në botën e showbizit.