Showbiz
Blerim Destani baba binjakësh?!
13 Korrik, 2022 | 11:02 pm

Sot kanë qarkulluar gjithë ditën në media lajme se Blerim Destani mund të jetë baba. Shkak u bë një foto e Arbana Osmanit e cila thoshte se me Destanin po diskutonin për filma dhe fëmijë.
Por në faqen e Kryefjala.com kanë ardhur disa mesazhe në inbox që bëjnë me dije se Blerim Destani jo vetëm që është bërë baba, por partnerja e tij (të cilën ai se ka bërë kurrë publike) ka sjellë në jetë binjakë.
Blerim Destani e ka mbajtur gjithnjë larg medias jetën e tij private.
Duke qenë se ai jeton prej vitesh larg trojeve shqiptare edhe për median ka qenë e vështirë të di rreth jetës së tij familjare. Kjo edhe për faktin që Blerimit i ka pëlqyer gjithnjë të jetë ai beqari i përjetshëm dhe seksi.