Kryefjala Logo

Bjordi Mezini,personazh historik i Big Brother tregon kë pëlqen nga Vip-at

30 Nëntor, 2021 | 12:14 pm

Në emisionin e Top Albania Radio, “Live From Tirana”, ishte i ftuar  ish-konkurrenti i “Big Brother 2”, Bjordi Mezini.

Ka qënë një nga protagonistët e atij edicioni, ku përveç ëmbëlsisë kujtohet për historinë e tij me të ndjerën Adelajda.

Ai u pyet se si i sheh konkurrentët e këtij viti ku u shpreh:

” Shoh një Donlad shumë të fortë, nuk e di pse por është shumë i fortë. Arjolën e kam edhe mikeshë dhe bëj tifo për të, është një konkurrente e fortë dhe e denjë. Është edicion i vështirë dhe i paparashikueshëm. Nuk e prisja dalejn e Semit.”

“Beatrixa është shumë e mirë. Beniada dhe Einxhel nuk janë në preferencat e mija. Sara është vajzë shumë e këndshme në shumë aspekte. Para “Big Brother VIP” nuk e njihja por është pozitve. Monika më duket shumë pasionante, përjeton gjithçka. Kjo është pikë e fortë, por mendoj se duhet që t’i lemë pak llafet.”

Ndërsa për lidhjen mes Sarës dhe PM, Bjordit i duket shumë e vështirë të ketë ecuri dashuria.

Të ngjashme