Kryefjala Logo

Big Mama:Tragjedia që për pak i mori jetën

5 Dhjetor, 2023 | 8:35 am

Big Mama ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale. Ajo tregoi se çdo gjë që ka arritur deri më sot i është falenderuese babait të saj, pasi falë mbështetjes së tij  ia arriti të tejkalonte të gjitha sfidat e jetës.

Teksa u pyet se ku e merr energjinë që gjithmonë është kaq pozitive, Big Mama tha se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj është bërë më e fortë. Nga ana tjetër këngëtarja tregoi për dy tragjedi që i kanë ndodhur asaj, ku në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.

“Mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë.”-ka treguar këngëtarja

Të ngjashme