Kryefjala Logo

Big Brother Vip Shqipëria vs Kosova, kë zgjedh Alban Ramosaj?!

17 Qershor, 2022 | 9:47 am

Alban Ramosajt ashtu si shumë VIP-ave të njohur u bëhet shpesh pyetja nëse do të merrnin pjesë në Big Brother Vip. E tani që u shtua edhe BBV Kosova ka një kuriozitet edhe më të madh.

Por Alban Ramosaj i ka idetë e qarta në asnjërin prej tyre. Ai do të zgjidhte me qejf një reality show që do kishte të bënte me udhëtimet, madje do të zgjidhte edhe të paguante.

BFA9E248 A0FC 4AC4 8749 DAC764907B56

Albani ka shkuar deri aty sa ka menduar që ta patentojë si ide këtë reality show që mund të bëhej në Shqipëri. Ndërsa sa i takon muzikës ai i është përgjigjur interesimit të fansave duke thënë se këtë verë do të ketë jo një por tre këngë, të cilat do të jenë duete.

Të ngjashme