Kryefjala Logo

Big Brother VIP: Nje kruan thonjte e kembes, nje tjeter bertet si shpellar! Ah, ju harrofte emri VIP-ave tane!

2 Nëntor, 2021 | 5:54 pm

Big Brother VIP eshte nje nder reality showt me te ndjekur ne te gjithe vendin. Aq me teper kur behet fjale per personazhet e njohur qe VIP u thencin.

Duke qene se do te kishte VIP-a kurioziteti ishte i madh, por qe javen e pare u pa qarte zhgenjimi ne syte e njerezve.  E dini pse? Sepse kishim thurur te tjera imazhe per vipat tane te dashur, i mendonim njerez te kualifikuar, te nderuar e te respektuar, kur papritur u perballem me Fifin e cila harroi qe populli e donte per kenget e saj dhe u kthye ne nje “kanibal”  qe shkaterronte e mund te vriste per MISH.

Ardit Cuni, ndonse gjithe jeten e tij u perpoq te bente fame me muzike e pa qe s’ja doli u fut ne BB, veshi pizhamat e tij me elfe dhe u perpoq te bente lemsh dynjane. E pa qe s’ja doli u terhoq ne qetesine e tij, duke kruajtur thonjte e kembes e duke u mbajtur ere. E bileta e kthimit ju desh e ketu merr kuptim shprehja: pac fatin e kurves, po kurve mos u bej!

Donald Veshaj njeri karizmatik qe kishte rene ne qetesi e gjente strehe tek Semi, por cdo gje ndryshoi me hyrjen e Bores. Ai ndryshoi 360 grade dhe duket se sapo ka filluar luften per cmimin e madh!

E Semi eshte civilizuar paksa, ilacet i paskan bere efekt e ka filluar te gjallerohet ose thjesht kuptoi qe ja solli publikut ne maj te hundes e desh iku fishek!

Monika si nje nene madhe qe mbledh femijet ne gji, nuk ja doli dot se jo vetem qe nuk i mblodhi por i beri hasha me njeri tjetrin!

Iliri dhe Sabiani jane cifti perfekt, puthen e perqafohen e bejne deklarata te forta, aq sa Sabiani e therret: 100 milionshi im. Aq do doja e une te me donte e vleresonte partneri im sac e do Sabiani Ilirin.

Graniti, ndonse me ngacmime provokative here pas here pasi dogji lojen me Fifin, u kujtua dhe qan per ish te dashuren. Hajd ishalla ja fut produksioni e te dale bashke me ate.

Einxhel, Sarah dhe Beatrix ende po presim te nxjerrin luanin nga brenda!

Arjola pritej te ishte zhurma e shtepise por doli ndryshe, ajo ishte nena me halle qe do ato leke e te rrije rehat!

Harruam ndonje? Uh po harruam Kledin, ca eshte Kledi, ku eshte Kledi apo kujt i intereson thuaj! Mund te kemi lene e ndonje tjeter, atehere i bie qe nuk na ka terhequr vemendjen mjaftueshem. E per ata qe kane dale Sheila apo Elhaidi mire e bene, e ndriten jashte e u ngeli tu shkelqeje ylli brenda!

Ndersa Paloma eshte pak por e sigurt qe Big Brotherin do e vazhdoje edhe jashte.

E pra keta VIP-at tane qe vipa u thencin jane fiks: merre me leng se mishi mbaroi.

Nese do isha ne veshtiresine per te zgjedhur fituesin do te isha mes Donadit dhe Ilirit, jo per lojen qe ata po bejne por duke pare se cfare mund ti interesoje me shume produksionit dhe po mendoja Ilirin. Duke qene se ai eshte jashtetas pas fitores do shkruajne mediat italiane e gjithe bota, ose jo! Por qe ne vdesim per jashtetesa qe kane bere ajer ne kete jete.

Gjithesesi i gjithe thelbi eshte fakti qe ne ne Shqiperi quajme VIP-a disa qe nuk dine as si shqiptohet kjo fjale e le me teper te kene parakaluar tapetet e kuqe, apo te jene mbytur nga paparacet, apo te kene lancuar projekte bombastike!

Hajde fundi per ajer!

Të ngjashme