Kryefjala Logo

Big Brother VIP / Ilir Shaqiri tregon tradhëtinë ndaj bashkëshortes: “Nisi si një lojë…”

11 Tetor, 2021 | 11:00 am

Ishte prova javore  e vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’ e cila mundësoi që banorët të tregonin për publikun aspekte tepër personale të jetës së tyre private.

Në ditën e 6-të të jetesës në Shtëpinë e Big Brother VIP, banorët kanë rrëfyer historitë personale nga jeta e tyre si pjesë e provës javore. Disa prej tyre kanë treguar për peripecitë shëndetësore dhe humbjet e njerëzve te dashur.

640 0 5ced259079409

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka vendosur të tregojë mbi krizën midis bashkëshortes së ti të ndodhur vite më parë. Ai shprehet se e ka tradhëtuar duke rrezikuar familjen e tij dhe gjithcka që kishte ndërtuar.

‘’Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë. Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai./Kryefjala.com

Të ngjashme