Big Brother Albania VIP tallet me të verbërit

7 muaj më parë

Tashmë është bërë traditë në Big Brother Albania VIP, që banorët mblidhen gjithë bashkë dhe lexojnë komentet e fansave të tyre, ku dhe i përshëndetin ata.

Mes shumë komentesh, ai që është bërë viral ka qenë një koment për Oltën ku shkruhej: “Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të verbërve (Arditi). Olta ka falenderuar dhe e ka marrë si mesazh pozitiv duke mos u thelluar në përmbajtje, por Kristi në anën tjetër e ka komentuar si ironi.

Duke u nënkuptuar që është një batutë fansash dhe nuk ka asgjë për tu çuditur sepse njerëzit bëjnë humor pa limit në rrjetet sociale përfshirë këtu edhe humorin e zi.

Faktikisht problemi qëndron me produksionin e Big Brother VIP pasi dihet që mesazhet duhet të filtrohen dhe redaktohen nga produksioni dhe ata duhet ta kishin parë një mesazh të tillë i cili është ironik, i pavërtetë, tallës dhe prek kategorinë e njerëzve që nuk shikojnë, pra shoqatën e të verbërve.

Të ngjashme