Kryefjala Logo

Big Brother Albania VIP 3 po afron, gjithçka mbi prezantuesit dhe banorët

3 muaj më parë

Top Channel pak ditë më parë lajmëroi se Big Brother VIP Albania 3, do të nisë në fillim të vitit 2024, pra pritet në fillim janari. Ndonse derisa arritëm në këtë pikë, ka patur shumë aludime për prezantuesin e këtij viti. Arbana Osmani apo Ledion Liço?

Prej shumë vitesh në prezantim ka qenë Arbana Osmani, por flitet që këtë vit do të rikthehet Ledion Liço në moderim, i cili pas një pauze në ekran, u rikthye dhe ka realizuar projekte të suksseshme. Sigurisht edhe kjo temë ka patur tifozllik nga publiku për të dy prezantuesit. Ndonse të gjithë jemi kuriozë për të parë rikthimin e Ledionit, për më tepër në BB VIP.

Në anën tjetër ashtu si çdo vit, shumë personazhe VIP janë përfolur si pretendentë për tu bërë pjesë e shtëpisë të BB VIP. Deri më tani emrat që fliten janë: Dorina Mema, Roza Lati, Julian Deda. Por sigurisht pritet të ketë edhe shumë të tjerë.

Zhurma që pritej u krijua dhe aludimet janë të shumta, deri më tani parashikimet janë këto, por në ditë të fundit mund të ketë edhe surpriza.

Të ngjashme