Kryefjala Logo

Big Basta shpërthen ndaj Fifit:”Nuk është gruaja ime”

11 Mars, 2024 | 9:05 am

Të shtunën,në spektaklin e BBVA3,e ftuar speciale ishte Fifi e cila performoi për banorët.
Teksa këndoi hitet e saj, artistja përformoi edhe një këngën e këngëtares së njohur Vesa Luma “Jemi dhe s’jemi”.

Megjithatë mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të Vesës, Big Basta, i cili ka reaguar përmes një postimimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar në Instagram videon e Fifit duke kënduar, ndërsa krahas saj ka ironizuar këngëtaren duke shkruar: “Ma dërguat këtë video që po këndon gruaja ime tek Big Brother, por artistja që shumë e respektoj dhe që po këndon live në shtëpinë më të famshme në Shqiptari nuk është gruaja ime … Madje nuk e di as që kjo këngë të jetë e saja … #copyright #albania”.

Të ngjashme