Showbiz
Besojeni ose jo, Dj Sardi nuk shkel kurrë në stadium…
4 Tetor, 2022 | 7:27 pm

Shumë nga ju e lidhin imazhin e dj Sardit me muzikën, por ai është edhe një tifoz i çmendur jo vetëm i Gjermanisë por edhe i Tiranës.Megjithatë dj i njohur është sa tifoz aq dhe shumë supersticioz. I ftuar sot në programin “Ditë pas Dite” në Rtsh, Sardi u shpreh se ka vite që nuk shkel më në stadium pasi sa herë që ai shkonte në stadium, skuadra e tij e zemrës pësonte humbje.
”Sa herë shkoja në stadium Tirana humbte, mbaj mend njëherë loja ishte 2 me 0 për skuadrën kundërshtare dhe unë dola nga stadiumi. Sa arrita tek “Libri Universitar”, Tirana bëri një gol. Edhe kur bëra këngën për Tiranën qëndrova jashtë dhe u ktheva në stadium kur Tirana bëri një gol”, ka thënë Sardi.
Ai ka folur gjithashtu edhe për projektet muzikore dhe bashkëpunimi i tij më i ri do të jetë me dj australian.