Showbiz
Besa Kokdhima do të shkojë në Eurovizion, ja kush i fitoi çmimet e tjera të “Festivalit të Këngës”
23 Dhjetor, 2023 | 1:26 am
Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata finale e “Festivalit të Këngës”, ku çmimin e publikut për të shkuar në Eurovizion e fitoi Besa Kokdhima me këngën: “Zemrën n’dorë”.
Juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shpalli Mal Retkocerin dhe këngën “Çmendur” si fituese të vendit të parë të festivalit.
Në vendin e dytë sipas jurisë u rendit Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për Shpat Dedën me këngën përfaqësuese “S’mund të fitoj pa ty”.
Çmimi i Kritikës iu dha Martina Serreqit me këngën “Vetëm ty”, ndërsa çmimi për Deputimin më të Mirë në festival shkoi për Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.