Showbiz
Beniada flet për fundin e marrëdhënies me vëllain e Arbër Hajdarit
7 Janar, 2024 | 11:32 am

Beniada Nishani erdhi ke një rrëfim unik në “S’e Luan Topi” për jetën e saj personale. Në media është komentuar raporti i kaluar i modeles me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin. Beniada tha se ishte një lidhje shumë e bukur që e ka shijuar
“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.