Beniada fillon një jetë të re.Çfarë nuk përfshin më në planet e saj?

6 muaj më parë

Beniada Nishani ishte ajri i pastër i Big Brother Vip.
Nga Beniada,modelja e famshme shqiptare me profesion modele ne Itali dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani,u kthye në vetëm pak javë “Beni i popullit”

Të jesh e preferuara e të gjitha brezave nuk është diçka që arrihet kollaj në Shqipërinë tonë të vogël me paragjykime të mëdha por kur një zemër është e pastër,populli di si ta njohë dhe ta dojë atë.

Kështu ndodhi dhe me Beniadën që preku finalen e madhe duke na gëzuar deri në ditën e fundit me karizmën,humorin dhe lirshmërinë e saj.

Të gjithë menduam se me fundin e BBV,Beni do ti rikthehej jetës në Itali por ashtu e paparashkiueshme siç është vetëm ajo,duket se modelja ka plane të tjera për jetën.

Kujtojmë se qëkur ishte brënda në shtëpi,Beniada fitoi postin si moderatore në “Proçesin Sportiv” krah Manushit dhe me të dalë nga shtëpia mori edhe një format tjetër si “E Diell”.

Beni gjithashtu ka zbuluar se ka marrë një shtëpi në Tiranë dhe bëhet me dije se ka lënë njëherë e mirë jetesën në Itali për të vazhduar projektet këtu.

Madje sipas “whatnews.al” Beniada po punon për të hyrë edhe në botën e biznesit pasi dëshiron të hapë linjën e saj të veshjeve.

Vetëm lajme të mira nga “Beni i popullit” që duket se gjithe pozitiviteti që e karakterizon po i kthehet mbrapsht.

Të ngjashme