Showbiz
“Bëj nder e gjej qeder”, Ilir Shaqiri sqaron debatin me Tan Bramën
18 Qershor, 2022 | 9:06 pm
Para disa kohësh Tan Brama hapi një debat me Ilir Shaqirin ku u shpreh se ai e merrte vetëm për interes. E ndonse ditën e sotme, i ftuar tek Rudina Magjistari, Iliri ka treguar versionin e tij.
“Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer në një spot ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë.
Janë paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte bërë ndryshe kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’, ta kishte thënë para kontratës këtë.
Sepse në anët e mija dhe në të gjithë botën besoj nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shqip, është: Bëj nder, gjej qeder”- ka përfunduar Iliri.