Kryefjala Logo

Bebi numër tre për Ermalin dhe Amin?

24 Maj, 2022 | 9:42 pm

Ishte Ermal Mamaqi i ftuari i rradhës në “Kurthin e Piter Panit” me Alketa Vejsiun ku ishte edhe hera e tij e dytë në emision.

Përballë fëmijëve të cilët shquhen për çiltërsinë dhe sinqeritetin e tyre,Ermali nuk i shpëtoi dot pyetjes nëse ai dhe Ami po mendonin për bebin e tretë.

“Ne tani do bëjmë një qen” u përgjigj Ermali me humorin e tij karakteristik por vogëlushi nuk ndaloi dhe vazhdoi me pyetjen:”Doni të bëni një çun apo një gocë”?

“Nuk do bëjmë as çun e as gocë se kemi kredi” ja ktheu Ermali që ne të rriturit e kuptuam se nuk e kanë ndërmend një fëmijë të tretë tani dhe me siguri nuk është aspak kredia.

Gjithsesi edhe pse jo në planet e tyre,Ermali rrëfeu se nëse do të ndodhte do të dëshironte një tjetër çun.

Të ngjashme