Kryefjala Logo

Beatrix se lë me kaq. Ajo do t’i drejtohet autoriteve ligjore për batutën e Albanos…

2 muaj më parë

Albano Bogdo duket se do t’i ketë punët keq. Batuta që bëri ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt iu kthye në “boomerang” pasi janë të shumtë komentuesit që e kanë “dënuar” veprimin e tij.

Ndonëse një ditë më parë në reagimin e saj tezja e Albanit dhe Trixës, Albërie Hadërgjonaj përmendi Kodin Penal të Shqipërisë, deri tani nuk kemi parë asnjë veprim ligjor nga ana e artistëve kundrejt Albanos.

Në postimin e saj të fundit në Instagram Albërija ka lënë të nënkuptojmë se Beatrix do u drejtohet autoriteteve ligjore kur të kthehet në Shqipëri. Trixa ndodhet prej disa muajsh në New York dhe ditën e djeshme nuk ka reaguar aspak në profilin e saj në Instagram në lidhje me situatën e saj dhe aktorit të humorit.

IMG 7671

Të ngjashme