Showbiz
Beatrix i përgjigjet Albanos. “Ti nuk ofendove mua po gjithë femrat shqiptare”…
3 Tetor, 2023 | 4:29 pm
Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes më të përfolur të momentit. Në një status në Instagram ajo është shprehur se fyerja e Albanos, që ai e konsideron humor nuk ka ofenduar atë, vëllain apo familjen e saj, por vajzat dhe gratë shqiptare.
Beatrix konfirmoi se ndaj aktorit do të merren masa ligjore në lidhje me këtë çështje, që përfshiu të gjithë opinionin publik.
Ky është reagimi i parë zyrtar i këngëtares pas deklaratës së Albano Bogdos në show-n e tij në Vizion Plus. Por nga aktori nuk kemi deri tani asnjë reagim në rrjetet sociale…