Kryefjala Logo

Beatrix dhe Donald përmenden në “Për’puthen” Si reagoi Bora Zemani?

25 Mars, 2022 | 10:02 pm

Një temë aktuale u fol në emisionin “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes që e gjejmë me shumicë e madje tepricë në rrjetet sociale për personazhe të ndryshëm.

Edhe në emisionin e dashurisë u fol se si komentet negative drejtohen kundër konkurrentëve dhe jo vetëm.

Bora pyeti Arjanin se çfarë mendimi kishte rreth kësaj çështjeje dhe ai risolli në kujtesën tonë kohën kur faqja zyrtare e “Big Brother Vip” bllokoi komentet për shkak të këtyre komenteve negative.

Ju kujtojmë se flitet për kohën kur Beatrix dhe Donald shprehën pëlqimin ndaj njëri tjetrit dhe lidhjen e krijuar aty brënda.

Me mijëra komente negative kundrejt ish-çiftit detyroi stafin të mbyllte komentet dhe moderatorja Arbana Osmani foli edhe në prime.

Por cili ishte reagimi i Borës kur Arjani rikujtoi këtë episiod?

Njësoj si Arjani,ajo u shpreh kundër kësaj gjuhe të përdorur duke thënë se njerëzit priren të të shajnë dhe jo të të kritikojnë për diçka të caktuar që mund të jetë e dobishme për njeriun.

Një zonjë në përgjigje edhe njëherë Bora Zemani sepse edhe kur rrjeti turfullonte për Donaldin dhe Trixen,ajo nëpërmjet një Instastory shkruajti:

“Edhe Donaldi është njeri,edhe ai mund të gabojë,edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera,edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij..Por mos gjykoni,mos kryqëzoni dhe mos dënoni!As unë nuk po e bëj”

Diplomate Bora në Instagram dhe televizion po ne e dëgjuam me veshët tonë kur Donaldi tha në shtëpi se dhe password-in e Instagramit i kishe marrë të shkretit nga xhelozia(haha)

Të ngjashme