Showbiz
Beatrix dhe Aleksia shoqe?!Ku?Si?Çne??
9 Qershor, 2022 | 8:40 pm
Dhe kur ju mendoni se kjo ditë e enjte nuk mund të ishte më e mërzitshme se kaq me këto rrebesha e rrufe dhe Lanën që po na troket tek porta,në Showbizz ka të reja.
Trixa dhe Aleksia qënkan bërë shoqe poshtë hundës tonë?
Po çfarë mund ti lidhë bashkë këto vajza?
Ja të shohim,shoqëri e përbashkët,bjondllëku,TikTok-u apo ish-at?
E di edhe ne dyshuam pikërisht aty,vajzat kanë pasur histori me binjakët edhe pse kurrë nuk patën mundësinë të dilnin të katërt,e kanë gjetur vetë rrugën drejt njëra tjetrës.
Sot në ditëlindjen e 28-të të Trixës ku ka nxjerrë edhe projektin e ri “Vonë” Aleksia e ka uruar në Instastory ku shkruan “Urime ditëlindjen princeshë” dhe këngëtarja e ka rispostuar duke ja kthyer me “Faleminderit bukuroshe”
Ç’të thuash,do ishin kunata shumë të mira por ja që fati nuk deshi ose ata nuk deshën..
Gjithsesi nuk u shua bota për vëllezër jo,në fund të fundit mund të jenë dhe mike shumë të mira.