Kryefjala Logo

BBVK:Transgjinorja Edona shpërthen në lot pas pyetjeve të banorëve

4 muaj më parë

Ka vetëm dy ditë që BBVK ka nisur sezonin e saj të dytë dhe banorët janë ende kuriozë për të njohur njëri tjetrin dhe e kalojnë ditën duke bërë pyetje.

Një personazh që bëri jehonë me hyrjen e saj është Edona James,transgjinorja që emrin e vërtetë e ka Kujtim Shehu.Duke qënë se në spektaklet shqiptare nuk është ende e zakonshme pjesëmarrja e një transgjinoreje,kurioziteti më i madh i dedikohet asaj.

Ka qënë këngëtarja Linda Halimi ajo që ka pyetur Edonën rreth operacioneve që ka bërë dhe kjo e fundit ka treguar se ka filluar në moshën 17 vjeçare,por pastaj ka shpërthyer në lot duke mos vazhduar dot bisedën.

Banorët janë munduar menjëherë ta qetësojnë duke i qëndruar pranë dhe duke i ofruar mbështjetje.Me siguri që do ketë shumë ditë përpara ku Edona do të mund të rrëfejë të gjithë historinë e saj pa ndalesa emocionale.

Të ngjashme