Showbiz
BB VIP Kosova në ankth për Julianën. Mbrëmë natën u dergua me urgjencë në spital.
5 muaj më parë


Juliana Nura është një banore e BB VIP Kosova mjaft luftarake dhe konkurrente e fortë e cila është përfshirë në shumë debate me Stresin e banorët e tjerë. Mbrëmjen e djeshme Juliana ka patur një shqetësim shëndetësor, që ka bërë merak stafin e BB VIP Kosova.
Juliana është shoqëruar me urgjencë në spital nga gjithë stafi i BB VIP Kosova të cilët kanë qenë në ankth dhe kanë ndjekur me përpikshmëri rekuperimin e banores.
Produksioni ka marrë mbrëmë vonë rreth mesnatës të gjitha masat e nevojshme.
Juli është përcjellë nën monitorimin e kamerës dhe të stafit të spektaklit teksa ka bërë ekzaminimet sipas vlerësimeve të doktorëve.
Prive.al sjell pamje ekskluzive teksa detajet mbi Julin që i është rikthyer shtëpisë mbrëmë pas disa orësh në spital, vijnë të plota në primen e sotëm.