Showbiz
Basti 100.000 euro që humbi Sabiani me Ilirin
7 Maj, 2022 | 12:04 pm
Nëse në një format si Big Brother Vip,njerëzit duan romancë,pasion dhe çifte të reja,surpriza e këtij viti ishte shoqëria e ngushtë midis balerinit Ilir Shaqiri dhe këngëtarit Sabiani.
Prej fillimi e gjetën njëri tjetrin dhe krijuan një lidhje vëllazore që bëri xhiron e internetit më shumë se një herë.
“Ti je 100.000 euroshi im” ishte e para që drejtoi reflektorët ndaj tyre falë publikut që e idealizoi këtë shprehje të Sabit për Ilirin.
“E ka bo për mu” ishte një tjetër “Meme” e servirur gati për fansat e internetit që bëjnë virale shprehje dhe njerëz brenda natës.
Lotët për njëri-tjetrin,dedikimet dhe premtimet që shkëmbyen lanë në hije dashuri si Sara dhe PM apo Einxhel dhe Dagz.
Ama jashtë gjërat kanë ndryshuar dhe këtë na e bëri të ditur Sabiani në emisionin e binjakëve.
Donaldi nuk mund kurrsesi të mos e dinte ftohjen mes tyre dhe sigurisht që nuk mund ti shpëtonte ky rast për të thumbuar “rivalin” e tij brenda shtëpisë që i mori edhe finalen në fund.
Në pyetjen se cili ka përfituar më shumë nga ty,Sabiani zgjodhi pikërisht 100 mijë euroshin e vet si përgjigje dhe Iliri nuk vonoi të postonte në Instagram një foto me një majmun që e mban në krahë dhe shkruan “E ka bo për mu”
Shprehjen e dimë që e ka për Sabin por pse foto me majmunin që e mban në krahë?
Kujtojmë se në Shqipëri,termin majmun e përdorim si epitet për dikë që bën prapësira ose një njeri që që vepron e sillet duke imituar të tjerët.
Dhe duke e mbajtur në krahë ndoshta autori ka dashur të thotë që ka qënë Iliri ai që mbajti mbi shpatulla Sabianin në Big Brother duke i dhënë popullaritet.