Kryefjala Logo

Bashkëshorti pozon me duar në barkun e saj, a është shtatzënë Rezarta Shkurta?

31 Gusht, 2021 | 4:12 pm

Rezarta Shkurta po shijon pushimet e saj verore në një resort pranë brigjeve të ishullit grek të Kretës.

Këngëtarja që sot e konsideron veten tashmë një fotografe dhe CEO e kompanisë Hera dhe Media HeHo, ka pozuar një foto me bashkëshortin e saj Ermali në Instagram. Ky i fundit në këtë foto ka vendosur duart tek barku i Rezartës dhe ka hedhur dyshime se artistja mund të jetë duke pritur një fëmijë.
Në fakt këtë dyshim e shton edhe mbishkrimi në postim , “Dielli me rrezet e tij”, fjalë të cilat me “diell” mund të personifikojnë bashkëshortin dhe rreze “fëmijën” që buron nga ai. Edhe pse Rezarta Shkurta nuk ka deklaruar një gjë të tillë, po ashtu nuk ka konfirmuar as komentet e fansave që kanë hedhur këto dyshime shtatëzanie që do ta bënin këngëtaren nënë për herë të parë.

277076AF 83AE 4B14 9162 BABD46C94167 1AFCA341 CDAE 4A68 AC17 224EBD07E15E

Të ngjashme