Showbiz
Bashkeshorti i Palomes flet per eksperiencen e saj ne Big Brother:”I kam thene..”
15 Tetor, 2021 | 9:11 am
Bashkeshorti i Palomes ka folur rreth hyrjes se gruas se tij ne nje reality.Alandi ka treguar me humor qe prej hyrjes se saj ne Big Brother Vip,te gjitha punet tani i kane mbetur atij.
I pyetur nese pret eleminimin e saj per tu liruar nga fluksi i puneve qe i kane rene ai thote:”Jo. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo.”
Sigurisht qe nuk i ka shpetuar as pyetjes nese eshte xheloz per Palomen brenda ne shtepi por mesa duket Alandi nuk eshte aspak dhe i merr gjerat me qetesi dhe dashuri
“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar”,
Paloma dhe Alandi jane prinder te nje vajze 6-vjecare te ciles sigurisht i mungon mamaja shume por deri tani ai ja ka dal qe ta mbaje te qete ate dhe jasht per Palomen gjithcka shkon per mrekulli.