Banorja e “Big Brother Vip Kosova” flet për lidhjen e saj të re: Më mungon partneri!

1 muaj më parë

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gigliola Haveriku ka zbuluar se para se të bëhej pjesë e këtij formati gjigant ka nisur një lidhje të dashurie. Ajo tha se, gjithçka kishte nisur pasi ajo kishte marrë vendimin që të bëhej pjesë e kastit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

“Unë e kisha marrë vendimin të vij këtu. E njoha më pas. Nuk kisha shanse dhe s’doja ta anuloja këtë, po mendoja për veten. Është e rrezikshme kur ke pak kohë, se thua se ‘mund të shuhet shumë shpejt’, por mua këtu më është ndezur më shumë”, ka thënë Gigi.

Kujtojmë që ajo ka qenë në një lidhje disa vjeçare me aktorin, Amos Zaharia i cili gjithashtu do të bëhet pjesë e “Big Brother Vip Albania 2.”

Të ngjashme