Kryefjala Logo

Ballafaqimi Kiara-Efit: Nuk prisja kaq shumë negativitet!

8 Mars, 2023 | 8:41 am

Avantazhi që duhet të merrte si lidere e shtëpisë, Kiara Titos iu kthye në disavantazh. Mbrëmjen e sotme, asaj iu dha e drejta për mësuar informacione nga jashtë që mesa u vu re moderatores nuk i pëlqyen aspak.

Një nga gjërat që Kiara përjetoi më së shumtti ishte kur dëgjoi Efin t’i kundërvihej për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.

“Më erdhi si rrufe! Nuk prisja kaq shumë negativitet nga njerëz që kanë qenë këtu. Jam prekur shumë nga Efi, ishte gjëja që më goditi shumë, nuk e di nëse mund të quhet avantazh. Si njeri i medias e di sesi përflitet e transformohen gjërat. Video e Efit më bëri përshtypje”- tha Kiara e cila u duk se nuk e priti mirë atë që pa në video.

Nga ana tjetër Efi i kërkoi falje Kiarës duke i thënë se gjë që u transmetua në klip ka dalë jashtë kontekstit.

Të ngjashme