Kryefjala Logo

Balina Bodinaku ka dy fjalë të fundit për situatën me Fifin!

27 Nëntor, 2021 | 4:07 pm

Opinionistja e BB VIP, Balina Bodinaku ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka rrëfyer ekskluzivisht ndjesitë pas episodit të të martës me Fifin gjatë spektaklit.

Ajo është shprehur se fillimisht nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur, por më pas kur situate u qartësua kuptoi që Fifi kishte humbur ndjenjat. Sipas saj debate ishte si gjithë të tjerët dhe nuk mendonte se do të arrinte deri aty.

Më tej Balina ka shtuar se nuk është ndjerë fajtore për shkak se ajo duhet të bënte detyrën e saj të jepte mendimin e saj siç edhe e ka dhënë deri më sot.Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Fifi ka takuar të parën Balinën madje I ka kërkuar edhe falje për tensionin e krijuar mes tyre.

https://youtu.be/19FwJXmpEP0

Të ngjashme