Showbiz
Balina Bodinaku flet shkurt e saktë. Pyesni Arbrin pse s’më ftoi në dasmë…
20 Tetor, 2022 | 10:44 am
Dasma e Arbër Hajdarit ishte një prej ngjarjeve që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë teksa ra në sy prania (dhe njëkohësisht mungesa) e personazheve publikë. Një prej personazheve që mungoi ishte Balina Bodinaku, kolegia e Arbër Hajdarit në Big Brother.
E ftuar në “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, Balina u pyet spse nuk ishte e ftuar në dasmën e Arbërit dhe përgjigja e saj nuk mund të ishte më e sinqertë se kaq.
“Për këtë duhet të pyesni Arbrin!”- tha Bodinaku, duke lënë të nënkuptohet se nuk kishte marrë një ftesë. Epo me shqip se kaq çfarë mund të thoshte tjetër Balina…