Showbiz
Baba për herë të parë, Klajdi Haruni publikon videon e veçantë
2 muaj më parë


Prej disa ditësh Kryefjala.com ka zbuluar se Klajdi Haruni dhe partnerja e tij ishin në pritje të ëmbël, të një vajze.
Ditën e sotme Klajdi ka vendosur ta ndajë në Instagramin e tij këtë lajm.
Me anë të një video-je në Instagram, ku Klajdi shfaqet me partneren e tij, Orgesên, të cilën e prezanton për herë të parë me publikun, teksa puth barkun e saj të rrumbullakosur dhe i dhurojnë mjaft dashuri njëri-tjetrit.
Bashkangjitur me video-n, si me të shkruar, ashtu edhe me zë, si pjesë e teksti të një kënge, Klajdi thotë: Të adhuroj pafund, por sot më shumë se kurrë, formën e barkut tënd!