Showbiz
E imagjinoni dot Aurela Gaçen pa zë?! Epo edhe mund të ndodhte…
25 Maj, 2022 | 9:43 am
Aurela Gaçe ka vendosur të ndajë një moment të vështirë shëndetësor me ndjekësit e saj.Këngëtarja e njohur ka zbuluar se ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj unik.
Gaçe, përmes një fotografie me doktoreshën e saj ka treguar sfidën që e ka tejkaluar bashkë me doktoreshën në fjalë.
“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrollin e saj”, shkruan Aurela në profilin e saj në Instagram…
“Doktoreshë, falemnderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe falemnderit për kujdesin e madh ndaj meje”, është shprehur mes rreshtash Aurela.