Kryefjala Logo

Aurela Gaçe ka një thumb për kolegët dhe për klikimet

12 Gusht, 2022 | 10:45 am

Aurela Gaçe është një prej artisteve më të suksesshme të pas viteve ‘90 që vazhdon ende të jetë “on top” në muzikën shqiptare. Këngëtarja ka dhënë një intervistë së fundmi për “21 Media” ku ka folur për klipet dhe klikimet dhe duke mos kursyer edhe disa “thumba” për kolegët e saj.
“Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Albumi i ri i artistes së njohur shqiptare pritet të dalë së shpejti në treg dhe thuhet se ajo ka punuar për këtë album me emrat më të mirë të muzikës shqiptare.

Të ngjashme