Showbiz
Atdheu zbulon marrëdhënien e re: Është serioze!
18 Mars, 2022 | 1:42 pm
Pasditen e djeshme Atdheu I Përputhën ka qenë I ftuar në “Ftesë në 5”, përveç kauzës për të cilin foli ai ka pohuar se është në një marrëdhënie dashurie serioze, por jo çdo gjë ka qenë e thjeshtë.
“E kam lënduar nja dy herë atë gocën, kështu që do ti kërkoj falje”ka thënë Atdheu.
Më tej ai ka shpjeguar se kanë qenë konflikte të vogla. Ish konkurrenti herë pas here ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet e tij të dashurisë dhe ngatërresat që I kanë ndodhur për shkak të tyre.
Tashmë duket se ka rënë në qetësi dhe është fokusuar në marrëdhënien e re të dashurisë!