Kryefjala Logo

Atdheu dhe Juliana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë…?!

26 Janar, 2023 | 5:06 pm

Juliana Nura është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa Atdhe Xharavina i është bashkuar së fundmi këtij reality-show.

Mirëpo nuk u desh shumë kohë që dyshja të afroheshin me njëri-tjetrin dhe mesa duket ditën e sotme kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë.

Nuk jemi shumë të sigurt për këtë fakt pasi dyshja kanë mbuluar kokën me batanije dhe nuk u pa qartë çfarë ndodhi. Por nga lëvizjet dhe reagimi i tyre duket se Atdheu dhe Xhuli sapo shkëmbyen puthjen e parë në “BBVK”.

Të njëjtën mendim duket se ndan edhe produksioni i Big Brother të cilët e kanë shpërdnarë videon në rrjetet sociale megjithatë përgjigjen e saktë e marrim vesh nesër gjatë spektaklit.

Të ngjashme