Showbiz
Askush të mos ja përmend Vivin! Getinjo bën kërkesën publike
12 Tetor, 2023 | 6:22 pm

Lidhja dhe më pas ndarja me ish banoren e Big Brother Vip Kosova, Vivien Thanon, e ka mbajtur Getinjon në qendër të vëmendjes. Në një intervistë të pak ditëve më parë, Vivien zbuloi se u nda nga reperi, pasi ai ishte i varur nga bixhozi.
Pas kësaj artisti reagoi direkt duke i thënë se edhe pse ai luan prej shumë vitesh, nuk i ka shkaktuar dëm askujt.
Por ky reagim i tij, duket se i ka kthyer fansat kundër Vivien, ndaj ai ka bërë një apel publik që fansat ta lënë këtë histori.
“Po i lëmë shakatë anash. Ju lus të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha storiet që kanë ndodhur muajt e fundit.
Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.