Kryefjala Logo

As Lumi, as Kresha dhe as krejt shokët e tij… Ky është këngëtari që do të këndojë në dasmën e Ledrit

6 Qershor, 2022 | 9:08 am

Ju e dini që Ledri Vula edhe pse është bërë baba nuk ka bërë një ceremoni martesore me partneren e tij, Sara Hoxhën. Por nëse një ditë do të vendoste të bënte dasëm në të do të këndonte as më shumë e as më pak legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.

Këtë e ka bërë me dije nëna e Ledrit, Xheraldina Vula ku kishte ftuar në emisionin e saj Sabri Fejzullahun, i cili së bashku me Sinan Vllasaliun kanë kënduar në dasmën e prindërve të reperit.

“Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë” – tha Xheri dhe kjo ftesë ishte e mirëpritur nga Sabriu, i cili u shpreh i lumtur që miqësinë e tyre e kanë trashëguar edhe tek fëmijët e tyre.

Të ngjashme