Showbiz
As futbollist, as artist i dashuri i ri i Duas është…
3 Qershor, 2022 | 3:54 pm
Dua Lipa është gjithnjë në qendër të vëmendjes sidomos kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo po zhvillon turin e koncerteve “Future Nostalgia” dhe së fundmi është ndalur në Itali, ku është fotografuar në Portofino me drejtorin e markës “Valentino”.
Yigit Turhan dhe Dua Lipa janë parë pranë pishinës së hotelit ku po qëndron këngëtarja e njohur dhe mediat kanë aluduar se ata po shijojnë një histori dashurie.
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare i dha fund lidhjes nga Anwar Hadid në fund të vitit që lamë pas. Lidhja e tyre zgjati për afro 2 vjet dhe të dy ishin në qendër të mediave rozë.