Kryefjala Logo

As ditëlindje, as përvjetor lidhjeje. Dafina ka sot festën më të rëndësishme në jetë…

6 Qershor, 2022 | 2:32 pm

15 vite karrierë, 15 vite muzikë dhe ndoshta më pak se 15 vite që Dafina Zeqiri prodhon lajm në mediat shqiptare.

Talenti i saj u zbulua qysh në fëmijëri, pasi në moshën 10-vjeçare, ajo mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë.

Në Shqipëri u shfaq për herë të parë në vitin 2007 në Top Fest 4 me këngën “Një Ditë Tek Ti”, në bashkëpunim me Gold Ag, për të vijuar më pas në 2008 në Kënga Magjike me këngën “Bateritë” ku fitoi edhe çmimin Magjia e parë dhe për të mos u ndalur deri ditën e sotme, ku numëron shumë hite, bashkëpunime dhe së fundmi ka realizuar edhe albumin “Dafinë moj”.

E komentuar ka qenë Dafina edhe për jetën e saj personale ku është përfolur për lidhjen me Krenar Çocaj (partneri aktual i Luana Vjollcës), Ledri Vulën dhe aktualisht është në një lidhje dashurie me dj Geek.

Në një nga koncertet e saj në Zvicër Dafina është surprizuar me anë të një torte dhe ka festuar me fansat këtë përvjetor të rëndësishëm të karrierës së saj.

B29A65B8 77C6 4972 80B4 44D90078C094

Të ngjashme