Showbiz
As Anna, As Arilena ja kush do të jetë prezantuesja e re e “Piranjave”
10 Mars, 2023 | 10:59 am

Pak më parë një postim i Anna Lika na bëri të dyshojmë se aktorja simpatike mund të ishte zëvendësuesja e Arilena Ara në edicionin e dytë të emisionit “Piranjat”, por jo…
Kryefjala.com ka mësuar se prezantuesja e re që do të jetë krah, Flor Binaj do të jetë modelja, Cindy Marina. Cindy ka patur edhe më përpara disa eksperienca televizive në fushën e futbollit por këtë herë do të bëhet pjesë e një formati të tillë satirik dhe investigues si “Piranjat”. Por edhe Cindy ka vendosur mos t’a bëjë publik këtë lajm duke mos postuar asgjë në rrjetet e saj sociale.
Ndërsa përsa i përket Annës ajo do të jetë e ftuara e parë e programit, pasi i është bërë një kamera e fshehtë.