Showbiz
Arta Bajrami për BB Vip Kosova:Xhyla apo Xhuli?
9 muaj më parë

Këngëtarja Arta Bajrami qënka shikuese e Big Brother Vip Kosova dhe ka vendosur të reagojë në Instagram për diçka që e shqetëson.
Ajo ka reaguar ashpër ndaj atyre që ndryshojnë emrin e banores Juliana Nuraj duke e quajtur mjerim ndryshimin dhe bullizimin ndaj emrit të një personi.
Ajo shkruan:
“Xhyla apo Xhuli?
Mjerim i madh me pa njerëz të pjekur dhe me karriera të konsiderueshme duke bullizuar dikë për emrin që I është vënë.
Populli thotë”nuk ke çfarë i bën magarit e i mshon samarit”
Duke mos patur argumenta substanciale me e luftu Xhuliana Nurën(nuk kan ku me ja ngjit se qika osht yll në të gjitha aspektet),i gjuhen për emrin.
E qfar merite ose jo-meritë e ka ni bebe për atë se si familja e emërojnë?
Pastaj Xhyla apo Xhuli,çfarë diference bën kjo lojë shkronjash?
Jav hangsha juve prejardhjen qytetare edhe emrat modern pasi Xhuli po ju rezulton si katunare.
Kjo tregon vetëm sa të kompleksuar jemi ne si shoqëri”-përfundon këngëtarja.