Kryefjala Logo

Arrin kulmi mes Bleros dhe Lindës: “Ose unë ose ajo në Big”

3 muaj më parë

Prime-n e kaluar në “BBVK”, Linda Halimi hodhi akuza të rënda mbi Blero Muharremin. Ajo pretendoi se artisti e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar gjatë kohës që ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin.

Këto akuza janë mohuar nga ana e Bleros, mirëpo ky debat është rihapur sërish në prime. Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.

Për më tepër Blero “kërcënoi” produksionin se këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia e Big Brother.

Të ngjashme