Kryefjala Logo

Arrestohet Fero! Ja arsyeja

25 Korrik, 2022 | 5:21 pm

Reperi i njohur Fero ka ndaluar mjetin dhe ka rrahur një qytetar për arsye ende të paqarta. Pas publikimit të videos është arrestuar menjëherë reperi.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse do të kërkohet nga gjykata përkatëse caktimi i masës së paraburgimit ndaj Feros.

Të ngjashme