Showbiz
Arrestohet 29 vjecari qe perndiqte Luana Vjollcen
2 Shkurt, 2021 | 1:10 pm
Personi, i cili përndiqte prej disa muajsh moderatoren Luana Vjollca ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. I riu nga Kosova, Ajdin Morina u denoncua në Prokurorinë e Tiranës nga vetë Luana, sipas së cilës, 29-vjeçari i ishte kthyer në burim stresi.
Nisur nga çfarë raporton Ora News, djali nga Gjakova ka shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, çka më pas ka sjellë mbërritjen e forcave policore dhe arrestimin e tij. Nisur nga njoftimi i policisë, një denocim në adresë të tij nga Vjollca ka ardhur edhe majin e 2020-ës, ku në deklaratë thuhej se ai e përndiqte dhe ngacmonte prej kohësh. Tetorin e vitit të shkuar, në një postim përmes rrjeteve sociale, i riu fyente dhe kërcënote të gjithë ata që bashkëpunonin me dy motrat, duke shkruar se do të kishin “masakra në familje”. (Për çështje etike postimi nuk mund të publikohet).
Kjo është hera e dytë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët, policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekje të Luanës. Në prill të vitit 2017, Luana u përfshi në një përplasje të frikshme me një fansin e saj, i cili e përndiqte prej kohësh. Bëhej fjalë për 31-vjeçarin Besmir Lila, i cili mbante me vete edhe një pistoletë.