Kryefjala Logo

Armina Mevlani flet për herë të parë për marrëdhënien me kunatën, Argita Berishën!

15 Shtator, 2022 | 11:02 am

Mbrëmjen e djeshme Armina Mevlani është ngacmuar sërish në “Goca dhe Gra”, për detaje nga dasma e saj që pritet të mbahet në fund të shtatorit. Ajo ka treguar se do të ketë menu tradicionale shqiptare dhe më pak se 300 të ftuar.

Ndonse kureshtja e moderatoreve ka qenë edhe për marrëdhënien e Arminës me motrën e Shkëlzenit, Argitën. “Unë e respektoj shumë, kemi marrëdhënie të mirë”- ka thënë Armina.

Më tej ajo ka treguar se Argita e ka ndihmuar me detaje dhe organizimin e dasmës, këshilla dhe propozime të cilat e kanë ndihmuar. Madje Argita ka qenë më e përfshirë se vjehrra e saj.

Të ngjashme