Showbiz
Armina Mevlani bën ëndrrën realitet…
26 Qershor, 2022 | 11:23 pm
Armina Mevlani është një nga blogeret më të komentuara shqiptare.Në një bashkëbisesim virtual me ndjekësit e saj në Instagram ajo ka zbuluar një ndër ëndrrat që ka pasur gjithmonë në jetë.
Bëhet fjalë për një linjë veshjesh të saj për të cilën po punon fort dhe është drejt finalizimit. Ajo do të mbajë emrin “Mevlani” dhe Armina zbuloi se do të bashkëpunojë me një nga agjensitë më të njohura italiane të modës.
Bukuroshja tregoi se linja e saj e veshjeve do ta shohë dritën jeshile në vjeshtë/dimër të këtij viti.