Kryefjala Logo

Armina këshillon vajzat: “Rrini larg çunave të mamit”!

24 Nëntor, 2022 | 11:44 am

Armina Mevlani ka një këshillë për vajzat. “Rrini larg çunave të mamit”. Në emisionin “Goca dhe Gra” është diskutuar pikërisht tema “i dashuri im është çun mamaje” dhe Armina u tregua shumë spontane me duke i sugjeruar ndjekëses që kishte shkruar në program të largohej nga çunat e mamit.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”, është shprehur blogerja.

Të ngjashme