Armina flet për incidentin e Berishës: U shqetësuam…

2 muaj më parë

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një qytetar gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë kryetari i Partisë Demokratike nuk u dorëzua dhe e vazhdoi tubimin.

Partnerja e djalit të tij, Armina Mevlani, ka folur dje për herë të parë në lidhje me incidentin, në programin “Goca dhe Gra”.

“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë sepse imagjino, kjo shkon përtej politikës. Përveç sulmit fizik që do më vinte keq për çdo politikan që të përballej në atë formë. Nuk po goditet vetëm një politikan, po goditen të gjithë njerëzit që kishin dalë aty. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë e tij dhe për shëndetin e tij dhe e përjetojmë ndryshe, prandaj nuk kam shkruar asgjë”– tha ajo.

Të ngjashme